Lajme
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin
Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin organizon një mbrëmje të veçantë diskutimi dhe networking me pjesëtarë të mërgatës sonë aktivë në jetën politike, institucionale, shkencore dhe kulturore në Gjermani.
Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani do të organizojë një mbrëmje të veçantë diskutimi dhe rrjetëzimi me pjesëtarë të mërgatës shqiptare të angazhuar në jetën politike, institucionale, shkencore dhe kulturore në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Aktiviteti do të mbahet më 12 qershor 2026 në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Berlin dhe do të përfshijë një panel diskutimi me temën: “Diaspora në politikën dhe shoqërinë gjermane – të bëhemi të dukshëm, të kontribuojmë dhe të marrim pjesë në vendimmarrje.”
Në panel do të marrin pjesë ambasadori i Kosovës në Gjermani, Dr. Faruk Ajeti, ish-anëtarja e Parlamentit të Berlinit, Aferdita Suka, deputeti i Parlamentit të Hamburgut, Nikola Tunici, ndërsa moderimin do ta bëjë Engjellushe Morina nga ECFR.
Sipas njoftimit të Ambasadës, mbrëmja synon të nxisë debat të hapur mbi rolin dhe potencialin e diasporës shqiptare në Gjermani, si dhe të krijojë mundësi për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet profesionistëve dhe aktivistëve shqiptarë.
Pas panelit do të organizohet një pritje dhe sesion networking-u, me qëllim forcimin e kontakteve dhe shkëmbimin e ideve ndërmjet pjesëmarrësve.
Ambasada ka bërë të ditur se pjesëmarrja është e kufizuar dhe do të realizohet vetëm me ftesa të konfirmuara. Për informacione shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Berlin./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Berlin po vazhdon votimi fizik në Ambasadën e Kosovës Ambasadori Faruk Ajeti i pari që voton, qytetarët e regjistruar ftohen të ushtrojnë të drejtën e... -
Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih votimi po rrjedh i qetë dhe i mirorganizuar -
Zvicër
Ansambli “Trojet” do të prezantojë kulturën shqiptare në festivalin multikulturor të Kreuzlingenit -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Në Bern po mbahet “Innovation & Leadership Conference 2026”, bashkon inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih votimi po rrjedh i qetë dhe i mirorganizuar Gjithçka po funksionon në mënyrë të përpiktë dhe të shpejtë. Kjo ishte edhe përshtypja e disa... -
Zvicër
Zvicra, gjiganti i fshehur i kafesë: Eksporton më shumë se çokollata dhe djathi së bashku -
Në Bern po mbahet “Innovation & Leadership Conference 2026”, bashkon inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm














