Kalendari
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë kërkon Asistent/e Konsullor/e
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë
K O N K U R S
Për vend të lirë pune:
Pozita: Asistent/e Konsullor/e
Vendi i punës: Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi), me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit: Deri më 7 qershor 2024
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të
përgjithshme siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës, por duke shtuar edhe funksionet konsullore
specifike të dhëna më poshtë:
– Pritja e palëve dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata
dhe formularë përkatës për të proceduar veprimet konsullore;
– Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuteristike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me të
dhënat e sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ose agjencitë e tjera qeveritare për
veprime pasuese.
– Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e palëve për shërbimet konsullore, dokumente dhe
përkthimet konsullore.
– Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt.
– Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore.
– Procesimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
– Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
– Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;
– Të ketë njohuri të gjuhës angleze apo njohuri të gjuhës zyrtare te shtetit pranues,
– Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
– Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë;
– Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve administrative;
– Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke
punuar në një ambient nën presion;
– Të ketë 2 vite përvojë relevante të punës
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte
– CV-në;
– Kopjen e letërnjoftimit;
– Kopjet e kualifikimit-diplomës;
– Dy referenca të punës dhe një letër motivuese;
– Çertifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
– Çertifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;
Dokumentet dorëzohen në Ambasadë, përmes postes elektronike [email protected] ose përmes postës në adresën: Zähringerstrasse 25, 3012 Bern
Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Qershor 2024
- Ora16:00
- Data e përfundimit7 Qershor 2024 - 16:00
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën












