Kosova
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka një porosi për qytetarët amerikanë që do të shkojnë në Kosovë
Iu rikujtojn atyre që mendojnë të udhëtojnë drejt Kosovës të posedojnë testin negativ
Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar qytetarët e saj për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të hënën e 28 qershorit.Në një postim në Facebook, ambasada ka rikujtuar qytetarët amerikanë se rekomandohet që pasagjerët që arrijnë në ANP “Adem Jashari” të kenë testin negativ për Covid-19.
“Rikujtim për qytetarët amerikanë: Qeveria e Republikës së Kosovës është duke rihapur Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, më 28 qershor, me masa të shtuara për siguri dhe shëndet.
Autoritetet rekomandojnë që pasagjerët që arrijnë( jo ata që nisen) të kenë testin negativ RT-PCR jo më të vjetër se katër ditë, por kjo nuk është e obligueshme. Kontaktoni Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës-Adem Jashari, linjat e udhëtimeve, ose agjentët e udhëtimeve për informacionet e fluturimeve”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë













