Kosova
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nis me dhënien e vizave për kosovarët
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza në Prishtinë, thuhet në një komunikatë për media
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar qytetarët e Kosovës se duke filluar nga tetori 2017, do të fillojë procesimin për vizat e shumëllojshmërisë për banorët e Kosovës për programin 2018. Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit vizave procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni.
“Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka për qëllim të ofroj shërbime të niveleve te larta për aplikuesit kosovar dhe të vetëdijshëm për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë”, thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane në Prishtinë.
Programi për emigrim i Vizave të Shumëllojshmërisë (Programi DV) vë në dispozicion deri në 50 mijë viza emigruese për çdo vit, të nxjerra nga përzgjedhja e rastësishme nga të gjitha aplikimet individuale e që vijnë nga vendet që kanë shkallë të ulët të emigrimit në SHBA.
“Individët të cilët paraprakisht janë regjistruar për programin 2018, kanë pranuar lajmërimin përmes faqes zyrtare elektronike – Electronic Diversity Visa (E-DV) se janë përzgjedhur për procesim të mëtejshëm në Programin për Emigrim të Vizave të Shumëllojshmërisë. Të gjithë këta aplikantë do të intervistohen nga zyrtari konsullor dhe do të kenë mundësinë t’i shfaqin kualifikimet e tyre për vizë. Në të shumtën e rasteve, vizat e miratuara do të mund të merren në Ambasadë pas dy ditësh pune, pas intervistës”, thuhet në njoftim.
Regjistrimet online (përmes internetit) për programin 2019, fillojnë ditën e Martë, me 3 Tetor, 2017 në ora 12:00 të mesditës, sipas kohës lokale të bregut lindore të SHBA-ve dhe përfundon të Martën me 7 Nëntor, 2017 në ora 12:00 të kohës standard të bregut lindor te SHBA-ve.
“Aplikantët e interesuar i japin të dhënat e tyre në mënyrë elektronike në Electronic Diversity Visa (E-DV) website në www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës specifike të regjistrimit. Futja fizike e dokumenteve apo të dhënave të mëvonshme nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një hyrje apo aplikim për secilin person për çdo periudhë regjistrimi”.
Regjistrimi për programin DV është pa pagesë.
“Aplikantët inkurajohen që t’i kompletojnë vetë të dhënat për veten e tyre, pa “Këshilltarë” apo “Agjent” vizash apo përmes ndonjë personi tjetër që mund të ofrojë ndihmë. Aplikantët duhet ta ruajnë fletën e konfirmimit dhe numrin unik të konfirmimit, të cilin ata do ta marrin pas kompletimit të aplikimit të tyre. Duke filluar nga muaji Maj, 2018, aplikantët mund ta përdorin këtë numër për të kontrolluar statusin e tyre në faqë zyrtare E-DV”, thuhet më tej në njoftim .
Siç thuhet në fund të komunikatës, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë punon që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. “Ju lutem ndiqni adresën e Ambasadës ne Facebook për risitë dhe lajmet më të reja. Pyetjet tuaja mund t’i dërgoni në: [email protected]”, shkruhen në detajet plotësuese të Ambasadës së SHBA-së.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











