Kosova
Ambasada e Zvicrës në Kosovë, për dorëheqjen e Haradinajt
Ramush Haradinaj ditë më parë ofroi dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, pasi, siç tha ai, është ftuar në Hagë si i dyshuar, përcjell albinfo.ch.
Reagimeve ndaj këtij veprimi i është bashkuar edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, ata kanë përcjellë edhe një thirrje për përfaqësuesit institucionalë të Kosovës.
“Ambasada e Zvicrës i ka kushtuar vëmendje dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës. U bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve institucionalë që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Jemi të bindur se institucionet shtetërore do të vazhdojnë të funksionojnë dhe të trajtojnë nevojat e popullit në mënyrë efektive”, thuhet në reagimin e ambasadës, përcjell në shqip albinfo.ch.
Rikujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryeministri në dorëheqje, e ka çuar në Kuvend letrën e dorëheqjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













