Kosova
Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave në Tiranë, mesazh për qytetarët
Në njoftimin e fundit Ambasada Gjermane në Tiranë bën me dije se nga dita e sotme është mbyllur Zyra e Vizave dhe Pasaportave, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, transmeton albinfo.ch.
Ambasada u drejtohet të gjithë qytetarëve që preken nga mbyllja e kësaj zyre se do të marrin një datë të re aplikimi në momentin më të parë të mundshëm.
Njoftimi i ambasadës
Prejt ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.
Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.
Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve Perspektiva për financat publike të Zvicrës është përkeqësuar për vitet 2026 dhe 2027. Kjo për shkak... -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros













