Lajme

Ambasada Shqiptare në Gjermani njofton mbi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave

Ambasada Shqiptare në Gjermani ka njoftuar mbi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave që skadojnë në vitin 2020.

Njoftimi i plotë i Ambasadës

Ambasada informon të gjithë shtetasit shqiptar që jetojnë në Gjermani se:

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë që përfundon brenda vitit 2020, zgjaten deri në 31 dhjetor 2020.

Ambasada e RSH në Berlin do të njoftojë institucionet Gjermane me Notë Verbale për këtë vendim. Gjithësesi, nëse institucionet në Gjermani do të kërkojnë paraqitjen e një vërtetimi nga ana juaj që konfirmon zgjatjen e afatit, vërtetimi do të lëshohet nga shërbimi konsullor i Ambasadës në Berlin si dhe nga Konsullata në Mynih.