Kosova
Ambasada Zvicerane i dorëzon Qeverisë së Kosovës platformën për punësimin e të rinjve
“SUPER PUNA” platforma si donacion i Agjencisë Zvicerane
Si rezultat i bashkëpunimit të përbashkët mes Zvicrës dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është themeluar portali i punës “SUPER PUNA”, shkruan albinfio.ch.
Kjo platformë e re ka për qëllim mbështetjen e të rinjve që kërkojnë punësim dhe forcimin e lidhjeve me sektorin privat.
Në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Zvicarane është zhvilluar platforma për punësimin e garantuar për të rinj.
Kjo platformë është donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe projektit EYE për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Për këtë qëllim, Ministri Hekuran Murati priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Zvicerane z. Christophe Favre dhe përfaqësuesit e projektit EYE, për të parë bashkërisht prezantim e platformës së punësimit.
Gjatë takimit, Ministri Murati theksoi se punësimi është prioritet kyç i Qeverisë, e këtë po e dëshmojmë përmes politikave që në qendër kanë punësimin e qëndrueshëm për të gjitha kategoritë.
Në anën e tij, z. Christophe Favre u shpreh entuziast për projektin në fjalë, dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Qeverisë zvicerane për nisma të tilla që synojnë zhvillimin ekonomik e ngritjen e mirëqenies sociale.
Platforma për skemën e punësimit të garantuar për të rinj do të lancohet së shpejti nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












