Kosova

Ambasada zvicerane reagon mbi mohimin e masakres në Reçak

Ambasada zvicerane ka reaguar mbi deklaratën e presidentit serb Vucic, përcjell albinfo.ch

Reagimi i plotë i Ambasades zvicrane në Kosovë:

“Në shoqëritë në post-konflikt është fundamentale për të arritur pajtime mbi të kaluarën. Një pjesë e rëndësishme e kësaj është njohja e viktimave që kanë humbur jetën dhe dënimin për krimet e bëra. Vendosja e fakteve dhe paraqitja e fakteve mbi atë se cka ka ndodhur në të kaluarën janë vetëm disa nga parakushtet për një pajtim të gjatë dhe kuptimplotë.

Çdo deklaratë mbi ngjarjet e konfliktit duhet të jetë e bazuar mbi fakte dhe të tregojë respekt mbi viktimat dhe familjet e tyre. Mohimi i krimeve të luftës duhet të konfrontohet, sidomos kur kjo deklaratë vjen nga kryesuesit e institucioneve të shtetit.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe HLC (Qendra e Ligjit Humanitar në Kosovë) e dënon deklaratën e Presidentit Vucic mbi mohimin e masakrës së Reçakut.

Më 15 janar 1999 ne fshatin Reçak masakra masive u kryen ndaj shqiptarëve dhe shumica e tyre ishin civil të paarmatosur.”