Integrimi
Ambasadorët e tri shteteve konfirmojnë mbështetjen për Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër
Në përfundim të takimit pjesëmarrësit ranë dakord në parim që në një të ardhme shumë të afërt të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi me synim institucionalizimin, forcimin e bashkëpunimit si dhe rritjen e rolit të përbashkët, me qëllim nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes Zvicrës dhe vendlindjes.
Tre ambasadorët e tri ambasadave: të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Zvicër kanë pritur të hënën në Ambasadën e Kosovës në Bernë në një takim një delegacion të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, si forum profesional i bizneseve mbarëshqiptare në Zvicër.
Në linjë me politikat e qeverive respektive në mbështetje të diasporës në përgjithësi dhe bizneseve në diasporë në veçanti, sot në mjediset e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë u realizua një takim pune mes ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Bernë, z.Ilir Gjoni, atij të Kosovës, z. Sami Ukelli dhe ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, z.Kenan Ramadani, me drejtues të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër, përkatësisht znj.Merita Pinta, Presidente e shoqatës, z. Fehmi Fetahu, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, njëherësh Kryetar Nderi, si dhe zotërinjtë Rexhep Berisha, nënkryetar i Kryesisë dhe Nazmi Jakurti, këshilltar juridik.
Gjatë këtij takimi u diskutua për linjëzimin e veprimtarisë së tri ambasadave kundrejt biznesit shqiptar në diasporë, harmonizimin e veprimtarive si dhe hapat konkretë të bashkëpunimit me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër.
Në përfundim të takimit pjesëmarrësit ranë dakord në parim që në një të ardhme shumë të afërt të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi me synim institucionalizimin, forcimin e bashkëpunimit si dhe rritjen e rolit të përbashkët, me qëllim nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes Zvicrës dhe vendlindjes.
Objektivi kryesor do të jetë prezantimi i vendlindjes dhe mundësive që ofron ajo për investitorët dhe sektorin privat nga Zvicra, tërheqjen e investimeve zvicerane drejt vendlindjes, mbështetjen e eksporteve të gjithëllojshme nga vendet e origjinës drejt Zvicrës, mbështetjen dhe lehtësimin e bizneseve shqiptare që synojnë të realizojnë aktivitet ekonomiko-tregtar me Zvicrën dhe në Zvicër, mbështetjen e iniciativave të dyanshme dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e promovimit të kulturës, gjuhës shqipe, personaliteteve dhe talenteve të diasporës shqiptare në Zvicër.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër për herë të parë prej themelimit të tij, në vitin 2013, udhëhiqet nga një grua ndërmarrëse.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër është themeluar në vitin 2013, si organizatë e parë e pavarur jopolitike dhe joprofitabile, si urë lidhës e bizneseve të diasporës me vendlindjen.




E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











