Kosova
Ambasadori amerikan flet për korrupsionin në Kosovë
Kosnett i bëri komentet në “Twitter”, pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, ka deklaruar se Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa një proces të rregullt dhe dhuna kundër pakicave.
Kosnett i bëri komentet në “Twitter”, pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018, përcjell albinfo.ch.
Ky raport, në pjesën për Kosovën, nxori si probleme: “kthimin e detyrueshëm të refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsionin endemik në qeveri, dhunën dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara”.
Raporti vuri veçanërisht theksin te rasti i dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, ku ata, siç thuhet, janë kërkuar “nën akuza të paqarta”.
Dëbimi, i cili ka ndodhur në mars të vitit të kaluar, vazhdon të shkaktojë reagime nga qarqe të ndryshme për mënyrën se si është realizuar.
OJQ-të dhe Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë kanë thënë se qeveria ua ka mohuar të drejtën shtetasve turq për të kërkuar azil ose për të apeluar vendimin për dëbim para gjykatës.
Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës patën thënë se nuk kanë pasur njohuri lidhur me rastin.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA Parlamenti zviceran kërkon forcimin e bashkëpunimit me vendet evropiane në fushën e sigurisë, ndërsa theksohet se... -
Zvicra paralajmëron reshje të mëdha bore në disa kantone -
Sigurimi shëndetësor dhe rritja e çmimeve, shqetësimet kryesore për familjet në Zvicër -
Qyteti zviceran ndalon kalimin e shoferëve që nuk janë banorë -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”














