Bota
Jep dorëheqje ambasadori amerikan në Rusi
Jon Huntsman Jr, ambasadori amerikan në Rusi ia paraqiti Presidentit Donald Trump dorëheqjen, duke sinjalizuar përfundimin e mandatit të tij dy vjeçar.
Në letrën e tij zoti Huntsman falënderon presidentin për “besimin e treguar për të shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Rusi gjatë kësaj periudhe marrëdhëniesh të vështira dypalëshe”, siç shkruan ai.
Dorëheqja hyn në fuqi më 3 tetor.
Zoti Huntsman, anëtar i Partisë Republikane, la detyrën e guvernatorit të shtetit të Jutas në 2009-n, kur ish-Presidenti Barack Obama e emëroi atë si ambasador në Kinë. Një vit më parë ai ishte rizgjedhur për një mandat të dytë si guvernator.
Presidenti i Dhomës së biznesit të qytetit Salt Lejk, i cili ka punuar me zotin Huntsman kur ai ishte guvernator, tha se ai planifikon të kthehet në shtetin e tij dhe se, sipas njoftimeve, po sheh mundësinë për të kandiduar sërish si guvernator.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass” citoi një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme, i cili vlerëson profesionalizmin e zotit Huntsman, por shton se “situata e brendshme politike në SHBA e bëri të pamundur zhvillimin e plotë të lidhjeve dypalëshe”.
Rrjeti televiziv CNN njoftoi se presidentët e të dy vendeve diskutuan rreth nevojës për një ambasador të ri amerikan në Rusi gjatë një telefonate të zhvilluar javën e kaluar. Por sipas CNN-it, dy udhëheqësit nuk kishin përmendur ndonjë emër për zëvendësimin e zotit Huntsman.
Jon Huntsman ka shërbyer gjithashtu si ambasador i SHBA-së në Singapor në fillim të viteve 1990 si dhe si zëvendës përfaqësues për tregtinë gjatë administratës së ish-presidentin George W. Bush, raporton Voa.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën















