Kosova
Ambasadori amerikan: Sovraniteti e integriteti i Kosovës, të padiskutueshme
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nuk janë të diskutueshme.
Sipas tij, asnjëra e as tjetra nuk do të diskutohen në dialogun me Serbinë.
“Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti dhe faktet në terren flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier për RTK, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ku ka thënë se ajo është çështje për Qeverinë e Kosovës.
“Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive.”
“Jam i vetëdijshëm për shqetësimet për një Republika Srpska tjetër. Askush nuk është i interesuar për këtë. Kjo nuk i ndihmon Kosovës. Nuk është e dobishme. Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit”, ka deklaruar ambasadori amerikan Hovenier.
“Muajin e ardhshëm, Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë dhe unë mendoj se ajo që populli i Kosovës ka arritur në këta 14 vjet është e jashtëzakonshme”, ka thënë Hovenier.
Sipas tij gjatë këtyre vite kanë ndodhur gjëra të mrekullueshme.
“Shikoni se çka është e mundur tani, e shikoni sistemin e sundimit të ligjit, sistemin e zbatimit të ligjit apo Forcat e Sigurisë[FSK] apo organizatat e shoqërisë civile dhe krejt çka kanë arritur. Mendoj se është mrekulli”.
“Por, ende ka punë që kjo mrekulli të ecë përpara. Ka ende punë për ta parë këtë vend gjithnjë e më shumë duke e zënë vendin e saj të merituar si vend sovran dhe i pavarur që ofron shërbime për të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar Hovenier.
Ambasadori Hovenier ka folur gjithashtu edhe për sanksionet ndaj atyre që bëjnë krim transnacional, por se ai ka shtuar se nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike.
“Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të veprimtarisë politike. I sanksionojmë njerëzit nëse kryejnë vepra, të cilat janë të specifikuara me rregullore ose ligj, që lejojnë vënien e sanksioneve, pra, nëse po destabilizon një sistem politik, nëse je i përfshirë në krim të organizuar transnacional”.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













