Kosova
Ambasadori gjerman: Sa më shpejt që Kosova e themelon Asociacionin, aq më mirë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, duke e theksuar se shteti i tij është një partnerët më të afërt të Kosovës, tha se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se kjo nëse bëhet më shpejt, është në të mirë të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se edhe vetë kryeministri Kurti po e thotë që propozimi i fundit që e sollën emisarët perëndimorë është i shkruar me kujdes për Kushtetutën.
“Unë nuk po konfirmoj apo mohoj asgjë, vetëm dua të ritheksoj atë që themi gjithmonë – Gjermania është një nga partnerët më të afërt të Kosovës dhe ne së bashku me BE-në dhe me mbështetjen e plotë të lehtësuesit të BE-së kemi bërë shumë përpjekje që të ketë një zgjidhje të qëndrueshme dhe zgjidhja përfshin themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, kryeministri publikisht ka deklaruar se ky propozim i fundit i paraqitur nga BE-ja, është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës dhe jam 100 për qind i sigurt se nuk po bëjmë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.
Rohde tha se Kosova është shtet i pavarur dhe se po e mbështesin plotësisht.
“Ai [Asociacioni] duhet të krijohet. Sa më shpejt aq më mirë. Dhe atëherë mund të bëjmë një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë”, tha ai para gazetarëve.
Rohde foli gjithashtu edhe për rolin e NATO-s në Kosovë pas vizitës së djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, duke thënë se NATO është këtu për të mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe se asgjë s’ka ndryshuar.
“NATO-ja është këtu për të përkrahur stabilitetin në Kosovë dhe asgjë s’ka ndryshuar. Ajo që shoh është se NATO-ja po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjskë duke ofruar siguri, sidomos në veri. Është e rëndësishme që të ketë siguri në veri”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit











