Lajme
Ambasadori Hovenier do të pensionohet pas misionit në Kosovë
Ai ka shprehur mirënjohje edhe ndaj administratës Biden për mundësinë e dhënë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Kosovë, ka njoftuar se pas përfundimit të shërbimit diplomatik në Kosovë, do të pensionohet.
Hovenier tha se ishte nderi i karrierës së tij të shërbejë në Kosovë.
”Unë do të pensionohem nga shërbimi federal, pas 34 vjetësh e shtatë muajsh, në fund të dhjetorit. Ishte nder dhe krenari për mua të punoj në Kosovë. Po ashtu ishte nderi i karrierës sime të punoj me ju në shumë mënyra, të ndihmoj në avancimin e asaj që tashmë keni arritur dhe po e konsolidoni – një Kosovë e pavarur, sovrane, multietnike dhe demokratike, një demokraci e suksesshme”, tha Hovenier ditën e dytë të edicionit të tetë të Konferencës për Integritet të Informacionit DISICON.
Ai ka shprehur mirënjohje edhe ndaj administratës Biden për mundësinë e dhënë.
Hovenier u emërua ambasador në Kosovë në nëntor të vitit 2021.
Ai është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. /Reporteri.net
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












