Kosova
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejt
Sot në një deklaratë për media, Szunyog tha se është shumë e rëndësishme që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës dhe po ashtu serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje pa kushtëzime.
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se është shumë i kënaqur që serbët e Kosovës kanë përdorur të drejtën e tyre për t’i mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Szunyog bëri thirrje që të nisë edhe mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në Zubin Potok dhe Zveçan.
Szunyog tha se është shumë e rëndësishme që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës dhe po ashtu serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje pa kushtëzime.
“I kënaqur të shoh serbët e Kosovës që përdorin të drejtën e tyre demokratike, të ofruar nga korniza ligjore e Kosovës dhe kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. U bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal të ofrojnë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe Zveçan”, theksoi Szunyog.
Dje, në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq nisi mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit të vitit 2023.
Në udhëzimin administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) kërkohet që 20 për qind e votuesve të regjistruar të nënshkruajnë peticionin për të çuar në votim procesin për largimin e kryetarit të komunës nga detyra.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











