Kultura
“Ambasadori më i mirë: Kultura shqiptare”
Me këtë manifestim synohet të nxitet debat në lidhje me historinë dhe aktualitetin e aspekteve të ndryshme të kulturës shqiptare
Shoqata e Miqësisë Gjermane-Shqiptare në kuadrin e shënimit të njëqindvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë organizon një konferencë me temën “Ambasadori më i mirë: Kultura shqiptare”. Konferenca mbahet nga 14 deri më 16 shtator në bujtinën e të rinjve Possenhofen, në Pöcking.
“Me këtë manifestim dëshirojmë të nxisim debat në lidhje me historinë dhe aktualitetin e aspekteve të ndryshme të kulturës shqiptare. Në ç`drejtim shpijnë zhvillimet aktuale dhe si kanë mundësi njerëzit e interesuar për Shqipërinë – gjermanë dhe shqiptarë – të marrin pjesë në to dhe tu japin formën atyre?”, shkruan në komunikatën e dërguar për medie nga Shoqata e Miqësisë Gjermane-Shqiptare.
Më tutje ajo bën të ditur se në këtë konferencë do të mbajnë ligjërata ekspertë të ndryshëm dhe në bazë të kontributeve të tyre të fillojë një shkëmbim mendimesh në lidhje me muzikën, letërsinë, filmin dhe artet pamore, mbi njohuritë më të reja të studimeve gjuhësore, mbi trashëgiminë kulturore të Shqipërisë si dhe për mbi politikën kulturore shqiptare.
Shoqata e Miqësisë Gjermane-Shqiptare me këtë rast thekson se në fokus të interesimit të saj si organizatore janë edhe përvojat dhe përshtypjet e gjermanëve dhe të shqiptarëve të cilët kanë udhëtuar ose kanë punuar në Shqipëri, janë me prejardhje nga Shqipëria ose në ndonjë mënyrë tjetër janë të lidhur me Shqipërinë dhe kulturën shqiptare.
“Me këtë organizim ne dëshirojmë që së bashku të zgjerojmë shikimin tonë mbi Shqipërinë dhe të rikapitulojmë njohuritë e përbashkëta nga përvojat e shkencëtarëve, veprimtarëve humanitarë, studiuesve, turistëve dhe migrantëve. Me rëndësi në këtë kontekst është edhe shikimi nga e ardhmja e bashkëpunimit kulturor në mes të Gjermanisë dhe Shqipërisë”, thuhet në fund të komunikatës së Shoqatës së Miqësisë Gjermane-Shqiptare.
Konferenca mbahet nga 14.-16. Shtator 2012 në ambientet e JH Possenhofen, 82343 Pöcking
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova synon investime gjermane, “Future Industry Minds” forcon lidhjet ekonomike Iniciativa synon të shërbejë si urë bashkëpunimi mes Kosovës, kompanive vendore dhe komunitetit biznesor gjermano-kosovar për... -
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll
Jeta në Zvicër
-
Pse viti 2026 është një vit i favorshëm për pensionistët në Zvicër Rritja e fitimeve nga fondet e pensioneve dhe interesat më të larta për kursimet e sigurimeve... -
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës takon Presidentin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!”












