Lajme
Özdemir zgjidhet kryeministër i Baden-Württembergut
Özdemir është kreu i parë i qeverisë me rrënjë turke në historinë gjermane. Bashkëshortja e tij, tashmë "zonja e parë" e Landit është shqiptarja Flavia Zaka
Politikani i Partisë së Gjelbër, Cem Özdemir, është, duke filluar nga sot, kryeministër i ri i Landit (Republikës) Baden-Württemberg. Anëtarët e parlamentit e zgjodhën atë si kreun e qeverisë në Stuttgart, trnsmeton albinfo.ch.
Özdemir është kështu kreu i parë i qeverisë me rrënjë turke në historinë gjermane. Ai pason Ministrin-President Winfried Kretschmann, i cili po jep dorëheqjen pas 15 vitesh në detyrë, dhe është vetëm kreu i dytë i Partisë së Gjelbër të njërit prej 16 shteteve federale të Gjermanisë.
93 parlamentarë votuan pro, 26 kundër dhe pati 4 abstenime. Koalicioni i të Gjelbërve dhe Bashkimit Kristian Demokrat (CDU) – i quajtur koalicioni Gjelbër-Zi sipas ngjyrave të partive të tyre – mban shumicën prej 112 vendesh në parlament pas zgjedhjeve të shtetit në mars, shkruan sda.ch.
Özdemir udhëheq një koalicion të rinovuar Gjelbër-Zi në Baden-Württemberg. Të Gjelbrit dhe CDU-ja kanë qeverisur së bashku në kryeqytetin e Shtutgartit për dhjetë vjet. Në zgjedhjet shtetërore më 8 mars, të Gjelbrit dolën me një diferencë të ngushtë si partia më e fortë me 30.2 për qind të votave, të ndjekura nga CDU-ja me 29.7 për qind. Të dyja partitë mbajnë nga 56 vende secila në parlamentin e ri shtetëror.
Për publikun shqiptar mund të jetë interesant lajmi se bashkëshortja me të cilën Özdemir është kurorëzuar pak muj më parë, është shqiptarja nga Kanadaja me emrin Flavia Zaka, shkruan albinfo.ch. Ajo punon si avokate dhe është specializuar në çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut.
Dasma e çiftit “të ri” fillimisht e mbajtur sekret për arsye sigurie, u zhvillua në bashkinë e Tübingen-it dy javë para zgjedhjeve shtetërore në Baden-Württemberg dhe menjëherë e nxori atë në qendër të vëmendjes: Fotot e dhëndrit, Cem Özdemir, dhe nuses, e cila mbante një buqetë me trëndafila, ishin thjesht, tepër të bukura për t’u injoruar, shkruan morgenpost.de.
Flavia Zaka është shtetase kanadeze dhe tashmë është bërë Zonja e Parë e Baden-Württembergut. Ajo vjen nga Shqipëria; në moshën dymbëdhjetë vjeç, Flavia emigroi në Kanada me prindërit dhe motrën e saj. Zhvendosja e saj përfundimtare në Baden-Württemberg për të qenë me Cem Özdemirin ishte rastësi e pastër.
E-Diaspora
-
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër Platforma mediale albinfo.ch është partner zyrtar medial i Lugina’s Day 2026... -
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve” -
Përfundon votimi në përfaqësitë diplomatike, votuan 80.85% e të regjistruarve -
Mos t’i mbyllim sytë kur fëmijët kanë nevojë për ndihmë -
Gjithçka gati për “She Leads 2026″, kompanitë, agjenda dhe pjesëmarrësit presin vizitorët në panairin e biznesit dhe karrierës
Jeta në Zvicër
-
Apartamenti më i shtrenjtë në Zvicër del në shitje për 14.5 milionë franga Prona luksoze me qasje private në liqen, pishinë dhe pamje panoramike po tërheq vëmendjen në tregun... -
Lumenjtë e Zvicrës po mbinxehen, shkencëtarët japin alarmin -
Ndryshime të mëdha për udhëtarët në Evropë -
Cyrihu përballë krizës së banesave: tre referendume për të ardhmen e strehimit -
Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë gra në Parlamentin Zviceran















