Lajme
Ambasadori Nazifi përfundon mandatin në Zvicër
"Pas më tepër se tre vjetëve qëndrimi dhe angazhimi profesional në Zvicër, kam nderin t’ju informoj që mandati im, Ambasador i Republikës së Maqedonisë në Konfederatën Zvicerane mbaron në fund të prillit"
Ambasadori ende në detyrë i Maqedonisë në Zvicër, Ramadan Nazifi përfundon mandatin e tij në fund të muajit prill. Me këtë rast ai u drejtohet bashkëpunëtorëve dhe miqve në mesin e diasporës sonë në Zvicër me një letër falënderimi.
“Pas më tepër se tre vjetëve qëndrimi dhe angazhimi profesional në Zvicër, kam nderin t’ju informoj që mandati im, Ambasador i Republikës së Maqedonisë në Konfederatën Zvicerane mbaron në fund të prillit dhe nga 1 maji kthehem në Ministrinë e punëve të jashtme në Shkup.
Shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë qendrimit tim në Zvicër, si dhe për përkrahjen dhe kontributin tuaj të çmueshëm në promovimin e përbashkët të vlerave nacionale dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare në shoqërinë zvicerane dhe më gjerë”, përfundon letrën e tij z. Nazifi.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











