Kosova
Ambasadori Ukelli priti përfaqësuesit e Odës Ekonomike për Zvicër
Takim me Odën Ekonomike Zvicër – Kosovë
Bëhet e ditur se ambasadori Ukelli, i shoqëruar nga u.d. i Konsullatës së Përgjithshme në Gjenevë, Rexhep Bajraktari, kanë pritur në Ambasadën e Kosovës në Bernë përfaqësuesit e Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë për Tregti, Industri e Shërbime për pjesën frankofone, me seli në Gjenevë, kryetarin z. David Garcia, dhe ish-kryetarin, z. Stefan Sarkany, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori Ukelli ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj z. Sarkany për kontributin e tij gjatë 12 vjetëve në krye të Odës dhe i ka dëshiruar sukses kryetarit të ri, duke e inkurajuar për intensifikim të bashkëpunimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Zvicrës.
Sarkany falënderoi ambasadorin Ukelli për pritjen e ngrohtë, duke shprehur bindjen që me udhëheqjen e re, Oda do të vazhdojë rrugën e mbarë dhe duke hapur horizonte të reja bashkëpunimi, me investime në fushën e bujqësisë, shëndetësisë, të shërbimeve dhe në sistemin dual të arsimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën Kalorëse të Republikës Franceze Pianistja franko-shqiptare Maniola Camuset-Trebicka nderohet me Urdhrin e Meritës së Republikës Franceze... -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











