Lajme
Ambasadori zviceran në Kosovë e cilëson të papranueshme gjuhën denigruese ndaj Vjosa Osmanit
Sot, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ku gjatë takimit ai tha se është e papranueshme gjuha denigruese që po përdoret ndaj Osmanit.
Sipas komunikatës për medie, në këtë takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy vendeve, u ritheksuan edhe një herë raportet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u ritheksua përkushtimi për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.
“Shteti i Zvicrës, si njëri ndër vendet e para që e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, vazhdon të përkrahë jetën demokratike në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Lebet shprehu qëndrimin e vendit të tij për ta ndihmuar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, shteti zviceran e përkrah normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mbron fuqishëm paprekshmërinë e kufijve.
Po kështu, ai shprehu mirëkuptimin e tij për qëndrimet e Osmanit për proceset politike në vend, si dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave demokratike perëndimore.
“Ne i japim mbështetje të pakursyer znj. Osmani në përkushtimin e saj dhe konsistencën në promovimin e vlerave demokratike”, tha Lebet.
Ai vlerësoi se gjuha denigruese ndaj një personaliteti me integritet të lartë dhe të pakorruptuar si Vjosa Osmani, vetëm për shkak të mospërputhjes në qëndrime politike, është e papranueshme.
Në anën tjetër, Osmani e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe ia shprehu mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra ia ka dhënë Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës Njësia kundër ngacmimeve në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV) ka regjistruar më shumë se 140 ankesa... -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant? -
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane -
Kush po udhëheq luftën në Zvicër kundër propozimit kundër emigracionit? -
Familjet në Zvicër kërkojnë mbrojtje më të mirë të mediave sociale












