Muzikë
Ambasadorja e Kosovës në Suedi, krenare për fitoren e Korit Siparantum
“Krenari e pafund për fitoren dhe përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës”
Ambasadorja e Kosovës në shtetin e Suedisë, Shkëndije Geci- Sherifi, është shprehur se ndihet krenare për fitoren e medaljes së artë të Korit Siparantum në ‘Lojërat Evropiane të Koreve’ të mbajtura në Suedi, përcjell albinfo.ch.
Ambasadorja Geci- Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndihet krenare me fitoren dhe përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës nga Kori Siparantum.
“Krenari pa fund për fitoren dhe përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës. Ju lumtë Siparantum Choir & Memli Kelmendi”, është shprehur Geci-Sherifi.
Kori “Siparantum” është shpallur fitues i “Lojërave Evropiane të Koreve”, i cili është mbajtur në Suedi, nga ku ka rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë më të lartë të garave “Çmimin e Madh të Kombeve”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













