Kosova
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë: Zgjidhni me kujdes kandidatët, largoni të korruptuarit
Në një konferencë për media, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, nën moton “ Kostot e Demokracisë” që po mbahet ditën e sotme, theksoi se zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë transparente dhe të drejta, përcjell albinfo.ch.
Ajo u bëri thirrje liderëve politikë që të zgjedhin me kujdes kandidatët dhe se duhet t’i largojnë të korruptuarit.
“Liderët duhet të largojnë politikanët e tyre të korruptuar nga lista, duhet të zbatohet dekriminalizimi. Liderët duhet të tregojnë transparencë, financime transparente sikurse punojnë me sistemin u bëjmë thirrje të kontrollojnë kandidatët. Populli shqiptar meriton më tepër, nuk duhet të votojë për kriminelë në një demokraci shqiptare. Ata do të jenë ata që do të vendosin pushtetin. Anëtarët e Shoqërisë Civile do të japin mendimet e tyre që Shqipëria të mbajë zgjedhje që njihen, duke bërë rekomandime për përmirësime”, tha Kim.
Po ashtu në konferencë morën pjesë edhe ish-ambasadori britanik, Duncan Norman, kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi dhe numri 2 i Partisë Socialiste.
Norman tha se është e rëndësishme që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të drejtë pasi është një hap më tej për integrimin e vendit drejt BE-së.
Kurse Celibashi, në konferencën e mbajtur u shpreh se vijon të jetë problem financimi i partive nga bota e krimit ose bizneset e paligjshme, duke theksuar se nëse partitë politike do të jenë transparente dhe do të veprojnë në mënyrë të ligjshme, vendi do të ketë progres shoqëror.
Balla tha se zgjedhjet e lira e të ndershme janë prioritet dhe se zhvillimi i tyre është kusht i panegociueshëm.
Zgjedhjet e 2021-shit janë shumë pak muaj larg, ku 25 prilli është një datë vendimtare për partitë politike në vend, ndërsa këtë vit është një garë më e fortë me krijimin e partive të reja.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën Testim vjetor i sirenave të alarmit në të gjithë Zvicrën... -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor















