Shqipëria
Ambasadorja gjermane në Tiranë: Migrimi në Gjermani nuk është zgjidhje për Shqipërinë
Rreth mundësive që rinia të mos emigrojë dhe kontribuojë në procesin unik të përafrimit me BE, u diskutua në Tiranë në një tryezë të organizuar nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert
Ndalim i plotë i azilkërkimit për motive ekonomike në vendet e BE
Fakti që mijra qytetarë nga Shqipëria, vitin e kaluar, kërkuan azil për motive ekonomike në vendet e BE , kryesisht në Francë dhe Holandë, ishte një nga argumentat kokëforta për bindjen e këtyre dy vendeve se Shqipëria nuk ishte gati të hapte negociatat e anëtarësimit në qershor 2018. Shifrat zyrtare mbështesin bindjen e tyre: EUROSTA deklaron se 27. 575 shqiptarë kërkuan në vitin 2017 azil për motive ekonomike. Numri është shqetësues edhe pse 30 % më i ulët se një vit më parë.
Menaxhimi i integruar i kufijve të Shqipërisë dhe marrveshja me FRONTEX ( European Border and Coast Guard Agency- Agjensia për Ruajtjen e Kufirit Europian dhe Rojes Bregdetare) kanë ulur në mënyrë drastike në 6 muajt e parë të këtij viti emigrimin e paligjshëm dhe azilkërkimin.
Anke Holstein, Zv. Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, tha në tryezën e rrumbullakët se situata ka ndryshuar tërësisht. “Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk është më një problem në Gjermani. Kjo ҫështje është zgjidhur përmes bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Praktikisht, mundësia e azilit të qytetarëve nga Shqipëria në Gjermani është përjashtuar” tha Anke Holstein.
Pro&Contra ndaj hapjes së tregut të punës për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania
Por situata ekonomike në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin Perëndimor mbetet e vështirë. Në raportin e fundit të Bankës Botërore ” Trendi i Tregjeve të Punës në Ballkanin Perëndimor- 2018” theksohet: “Tregjet e Punës në vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë , ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbi karakterizohen nga një nivel i ulët punësimi dhe i lartë papunësie në raport me standardet europiane. Gjithë rajoni po përballet, si kudo në Europë, me tkurrjen e popullsisë për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe emigrimit. Rreth 1/ 3 e popullsisë në rajon është në emigracion”.
Të dhënat aktuale të Bankës Botërore hedhin dritë në një realitet ku rajoni prej dekadash është furnizues me emigrantë në BE. Kjo pasi përmirësimet në tregjet e punës nuk kanë qënë të mjaftueshme për të mos nxitur rininë dhe njërezit e arsimuar të mos emigrojnë.
Përkimi i nevojave të qytetarëve të BP për punë dhe i Gjermanisë për fuqi punëtore ka sjellë hapjen e tregut gjerman të punës ndaj rajonit.
” Gjermania ka hapur tregun e punës për Ballkanin Perëndimor. Ka shumë njerëz nga Shqipëria që janë të interesuar tëpunojnë në Gjermani. Ka vonesa në dhënien e vizës për shqiptarët, që kanë një kontratë pune edhe pse personeli në sektorin e vizave është shtuar me 6 gjermanë dhe një shqiptar”, tha zv. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Anke Holstein: “Nuk mendoj që migrimi në Gjermani është një zgjidhje për Shqipërinë. Sidomos rinia duhet të qëndrojë në Shqipëri dhe të kontribuojë në këtë proces unik të përafrimit të Shqipërisë me BE. Forca e punës , profesionistët, ekspertët i duhen Shqipërisë. Dhe në fakt ka shumë mundësira që ata të qendrojnë në vend”, thekson Anke Holstein.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur











