Lajme
Amerika përgatit 52 avionët e luftës
Vijojnë kërcënimet dhe tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Suleiman, nga trupat amerikane.
Ditën e sotme, teksa në Teheran po zhvillohej ceremonia mortore e gjeneralit, me mijëra qytetarë të pranishëm, Forcat Ajrore të SHBA-së dhuruan një shfaqje gjigante, duke lansuar në “paradë ushtarake” 52 avionë F-35A, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Avionët në fjalë, të cilët kapin shifrën 4.2 miliardë dollarë, u ngritën me sukses nga Baza Hill e Forcave Ajrore. Përmasat e forcës ushtarake amerikane u demonstruan përmes ushtrimeve të shumta të kryera nga F-35 A-të.
SHBA mundi të siguronte një F-35A, katër vjet më parë. Që prej asaj kohe, krahët e fuqishëm luftarakë të tyre duket se mund të përballojnë shumëçka.
“Ky është vetëm fillimi i operacioneve të qëndrueshme luftarake F-35A dhe ne do të jemi gati për t’u vendosur sa herë, kudo që të na duhet”, u tha gjatë një prononcimi nga pala amerikane.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











