Lajme
Amerikanët në ‘luftë’ me natyrën, stuhia polare po ngrin gjithçka
Stuhia polare po ngrin gjithçka në Shtetet e Bashkuara, fatkeqësisht edhe njerëzit. Të paktën 38 persona kanë humbur jetën për shkak të të ftohtit arktik që vijon të gjunjëzojë Amerikën dhe Kanadanë. Disa prej viktimave janë gjetur në automjetet e tyre, apo në rrugë, të mbuluara nga petku tepër i trashë i dëborës. Zona më e goditur rëndë është qyteti Buffalo në shtetin e Nju-Jorkut.
“Ne jemi në një luftë. Kjo është një luftë me Nënën Natyrë. Ajo po na godet ne me gjithçka që ajo ka”, tha guvernatorja e Nju-Jorkut, Kathy Hochul.
Shtrirja e stuhisë së dimrit ka qenë e paprecedentë, nga Kanadaja deri në jug deri në Rio Grande. Sinoptikanët thonë se cikloni “bombë” do të lehtësohet ditët në vijim, por këshilla mbetet për të shmangur udhëtimet nëse nuk janë thelbësore. Stuhia ka shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor dhe ajror, me qindra aksidente me makina, ndërsa fluturimet e anuluara raportohet të jenë me mijëra. Kjo pengoi ribashkimet e familjeve të shumta për festën e Krishtlindjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, raporton cnn, përcjell albinfo.ch.
Ekipet e emergjencave po u vijnë në ndihmë njerëzve të prekur, ndërsa numri i klientëve të mbetur pa energji elektrike ka zbritur në më pak se 200 mijë, nga 1.7 milionë që ishte në fundjavë.
Aktualisht, më shumë se 55 milionë amerikanë mbetën nën alarmin e të ftohtit. Stuhia dimërore e shndërruar në “ciklon bombë”, pas rënies së presionit atmosferik, ka bërë që kontinenti i Amerikës së Veriut të përjetojë festat më të acarta në të paktën 40 vjetët e fundit. Temperaturat shkuan deri në minus 45 gradë celsius.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane









