Shqipëria
Amerikë: Dyshohet se një kosovar është prekur nga koronovirusi
Por, me shumë mundësi bëhet fjalë për një shtetas shqiptar nga një qytet në veri të Shqipërisë
Një nga personat e prekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë një shtetas shqiptar. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga autoritetet amerikane, për faktin e thjeshtë se ky person është i pajisur me dokumente britanike.
Por, Televizioni Klan ka mësuar në mënyrë të pavarur se pikërisht personi që është diagnostikuar me virusin e fundit kinez në aeroportin e Los Angelosit, menjëherë sapo avioni me të cilin udhëtonte që po vinte nga qyteti Wuhan, është shtetas shqiptar me dokumente britanike, por kosovar.
Me shumë mundësi bëhet fjalë për një shtetas shqiptar nga një qytet në veri të Shqipërisë. Personi në fjalë po udhëtonte nga qyteti kinez i Wuhanit, aty ku edhe shpërtheu virusi vdekjeprurës, drejt Los Angeles për një vizitë familjare tek e motra.
Burri rreth të dyzetave raportohet se prej disa kohësh punonte në një kompani britanike në qytetin e Wuhanit në Kinë. Sipas mediave amerikane, ai shënon edhe rastin e tretë të prezencës së virusit në Shtetet e Bashkuara.
Burri ishte ndier keq gjatë udhëtimit në avion dhe sapo ka zbritur në Los Angelos, është identifikuar nga mjekët e instaluar në aeroport me virus, pasi ra menjëherë në koma, kur iu nënshtrua kontrollit mjekësor.
Pasi u shtrua në spital, autoritetet mjekësore në Los Angelos shprehen se personi në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk rrezikon jetën.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












