Amnestia legalizon miliarda franga të shkelësve të tatimeve
Me amnestinë, zviceranët kanë pasur rastin të legalizojnë, pa u ndëshkuar, paratë ilegale të fituara vetë ose të trashëguara
Mbi 4400 persona që i kanë bishtnuar pagesës së tatimeve, kanë përfituar nga amnistia e shpallur në gjithë Zvicrën gjatë vitit 2010, shkruan blick.ch.
“Mëkatarët tatimorë” në 21 kantone gjatë vitit 2010 ata kanë deklaruar «mëkatet» e tyre që peshojnë disa miliarda franga. Kantonet tjera, të cilat po ashtu kanë qenë pjesë e amnestisë së vogël ende nuk kanë dalë me të dhëna.
Vetëm në kantonin Cyrihut kanë “paditur” veten 1400 bishtnues të tatimeve, me çka ata kanë legalizuar në mënyrë retroaktive 666 million franga para të fituara ilegalisht.
Me «amnestinë e vogël», të shpallur në janar të vitit të kaluar, të gjithë zviceranët kanë pasur rastin të legalizojnë paratë ilegale të fituara vetë ose të trashëguara, pa iu nënshtruar me këtë rast dënimit.
Ata ishin të detyruar vetëm që të paguanin tatimin e mnunguar të dhjetë viteve të fundit porjanë siguruar se nuk do të gjobiteshin.
Amnestia tatimore e fundit para kësaj të vitit që shkoi ka qenë ajo e shpallur në vitin 1969.
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?












