Shkurt.ch
Analiza e ADN-së vërteton autorësinë e 33 vjedhjeve me thyerje dritaresh
Shqiptari po mbahet në burg pasi është kapur në vepër nga fillimi i tetorit deri sa po thyente një dritare të një shtëpie në Rothrist, Kantoni Aargau
Një shqiptar 31 vjeçar akuzohet si autor i një serie vjedhjesh, të gjitha të kryera me thyerje dritaresh të shtëpive të sulmuara. Fjala është për plot 33 sulme të tilla, të realizuara në regjionin që përfshin kantonet: Aargau, Solothurn dhe Bernë, përkatësisht në zonat kufitare të këztyre kantoneve, shkruan azonline.ch.
Shqiptari i dyshuar është duke u mbajtur në burgun për hetime. Ai është kapur në vepër, nga fillimi i tetorit deri sa po thyente një dritare të një shtëpie në Rothrist, Kantoni Aargau, transmeton albinfo.ch. Profili ADN që i është bërë, deri tash është përputhur me gjurmët e ADN-së të gjetura në 33 vende ku janë kryer vjedhjet e përmendura, bën të ditur Prokuroria e Përgjithshme e Kantonit Aargau.
21 “të qëlluara” i takojnë kantonit të Solothurnit ndërsa 7, Kantonit të Bernës. Policia konsideron se në llogari të 31 vjeçarit shkojnë edhe vjedhje tjera të kryera në mënyrë të ngjashme, autorüesia e te cilave është duke u hetuar.
Personi që po akuzohet për këto sulme nuk ka vendbanim në Zvicër.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












