Futboll

Andi Hoti, talenti shqiptar nga Zvicra që nënshkruan me Interin

Ai bëhet futbollisti i tretë shqiptar në histori të klubit zikaltër

Është vetëm 16-vjeçar, por jashtëzakonisht i talentuar. Bëhet fjalë për Andi Hotin, që premton shumë për të ardhmen, përcjell albinfo.ch.

Hoti zyrtarisht ka kaluar në Inter, ku do të luajë për grupmoshat e reja të klubit zikaltër.

Ai më parë është aktivizuar si pjesë e akademisë së Cyrihut, ku ka rënë në sy për aftësitë e tij, por edhe fizikun (194 cm i gjatë).

Djaloshi ka lindur në Zvicër dhe është grumbulluar në dy ndeshje me grupmoshat e Shqipërisë, ndërsa aktualisht është pjesë e grupmoshës U17 të Kosovës.

Hoti bëhet futbollisti i tretë në historinë e klubit nga Milano, pas Rei Manajt dhe Xherdan Shaqirit.