Futboll
Andi Zeqiri sërish nuk ftohet nga Zvicra
Zvicra me tre shqiptarë në Evropian, Zeqiri mbetet jashtë
Mësohet se tre shqiptarë do ta përfaqësojnë Zvicrën në “Euro 2024”. Të premten pasdite selektori i Zvicrës, Murat Yakin vendosi për listën përfundimtare prej 26 lojtarësh. Në stërvitjen e së premtes u paraqitën 27 lojtarë, ndërsa lojtari i fundit i hequr nga lista është sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri. 24-vjeçari luan për Genkun në Belgjikë, ndërsa për Zvicrën i ka 11 paraqitje. Në konkurrencë me Zeqirin ishte Ardon Jashari. Yakini ka preferuar Jasharin para Andi Zeqirit, përcjell albinfo.ch.
Shumë më herët vendin e sigurt te “helvetikët” e kanë pasur Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, dy prej lojtarëve kryesorë të Zvicrës.
Të mërkurën u eliminuan edhe Uran Bislimi e Albian Hajdari. Ata ishin në listën e gjerë, por mbetën jashtë ekipit pa u grumbulluar fare.
“Andi e bëri vendimin të vështirë për ne. Së fundi ai ofroi paraqitje shumë të mira. Ditët e fundit në kampin përgatitor kanë treguar që gara është e fortë në sulm. Por lojtarë të tjerë kemi preferuar”, ka thënë selektori i Zvicrës, Murat Yakin.
Sipas njoftimit të federatës zvicerane, Zeqiri tani është në listën e pritjes. Nëse një lojtar lëndohet, ai mund të zëvendësohet deri një ditë para ndeshjes së parë.
Zvicra të shtunën luan miqësore me Austrinë e më pas udhëton për në Gjermani.
“Kemi pasur fazë shumë të mirë përgatitore. Gara për 26 vendet ka kontribuar në stërvitje të intensitetit të lartë. Kushtet në St. Gallen ishin të jashtëzakonshme, përkundër motit të ligë. Disponimi në ekip është shumë i mirë. Jam shumë i kënaqur. Me këtë disponim duam të luajmë miqësoren ndaj Austrisë dhe më pas të udhëtojmë për në Stuttgart”, ka shtuar Yakin.
Më 15 qershor Zvicra e luan ndeshjen e parë në Evropian. Do të përballet me Hungarinë.
Lista e plotë:

E-Diaspora
-
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias Kosova prezantohet në edicionin e 61-të të Bienales me projektin “Hard Teeth” të artistit Brilant Milazimi... -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë -
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













