Lajme
Anëtarët e Parlamentit Evropian dyshohet se janë shërbyer me ujë të kontaminuar
Anëtarët e Parlamentit Evropian në Strasburg sot janë paralajmëruar të mos pinë ujë nga shishet që u janë shërbyer, pas dyshimeve se ato janë të kontaminuara.
“Ju kërkohet që të mos pini prej asnjërës shishe në premisat e Parlamentit Evropian në Strasburg”, thoshte mesazhi emergjent që u ishte dërguar mijëra anëtarëve të stafit dhe politikanëve, shkruan Politico, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, në mesazh përfshihej një numër emergjent mjekësor në rast se “dikush ka pirë ujë”, teksa njoftohej se shishet me ujë ishin dërguar edhe në zyrat e Presidentes, Roberta Metsola.
Ndryshe, në lidhje me rastin, shërbimi i shtypit i Parlamentit Evropian ka thënë që autoritetet franceze janë informuar dhe që po bëhen kontrollet e nevojshme.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029












