Lajme
Anglia lehtëson hyrjen në vend: Nga sot, mjafton një test antigjen
Në vend të testit të shtrenjtë PCR, nga sot, e diel, atje kërkohet vetëm një test antigjen, i cili duhet të kryhet deri në ditën e dytë pas hyrjes në Angli

Për personat që janë vaksinuar plotësisht, është kapërcyer edhe një pengesë tjetër, sa i përket hyrjes në Angli, shkruan srf.ch duke ju referuar mediave angleze.
Në vend të testit të shtrenjtë PCR, nga sot, e diel, atje kërkohet vetëm një test i shpejtë (antigjen), i cili duhet të kryhet deri në ditën e dytë pas hyrjes në Angli.
Kjo mund të lexohet tashmë në rregullat zyrtare të udhëtimit, transmeton albinfo.ch. Por, megjithatë, ky testim duhet të rezervohet tek ndonjëri nga ofruesit e certifikuar nga qeveria.
Testet janë në dispozicion me çmimin rreth 20 paund (rreth 25 franga).
Kostot e larta për testet PCR (rreth 50 paund, d.m.th. 63 franga për test), të cilat më parë ishin të nevojshme pas hyrjes, përfaqësonin pengesa të larta financiare për shumë britanikë gjatë udhëtimit.
Udhëtarët e vaksinuar, ata që nuk vijnë nga vendet e të ashtuquajturës “Lista e Kuqe”, duke bërë testin në fjalë mund të shpëtojnë të paktën nga karantina.
Në Uells, të njëjtat ndryshime do të hyjnë në fuqi një javë më vonë, përcjell albinfo.ch. Skocia dhe Irlanda e Veriut gjithashtu pritet të ndjekin shembullin e Anglisë.
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët po heqin dorë nga Coca-Cola? Shitjet e pijeve joalkoolike më të njohura në Amerikë, Coca-Cola, po përjetojnë një pengesë në Zvicër:...
-
Një e shtunë e nxehtë edhe për trafikun
-
Droni zviceran thyen rekordin botëror të shpejtësisë
-
Numër rekord i deportimeve me forcë të azilkërkuesve të refuzuar në Zvicër
-
Si planifikon kantoni i Jurës të ulë kostot e sigurimit shëndetësor?