Sport
Anglia rezervon gjithë hotelin me 126 dhoma, e lë jashtë Kosovën
Përfaqësueses së Kosovës në futboll mund t’i prishet rehatia për ndeshjen e 17 nëntorit.
Ajo nuk do të mund të akomodohet në hotelin që e shfrytëzon tash e sa vjet – “Emerald”, që është në periferi të Prishtinës, kur të vijë koha të ndeshet me Anglinë, në kuadër të eliminatoreve për “Euro2020”.
Kjo pasi Federata e Futbollit e Anglisë (FA) tashmë e ka rezervuar hotelin për ditët sa do të qëndrojë në Prishtinë. Ndeshja i takon Grupit A dhe zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Koha Ditore.
Rezervimi nga Federata angleze është konfirmuar edhe nga hoteli në fjalë. Ata kanë thënë se 126 dhomat janë të zëna për kohën sa do të qëndrojë Anglia, përcjell albinfo.ch.
Federata angleze ka bërë rezervimin tetë muaj para zhvillimit të këtij dueli dhe ka kërkuar që asnjë mysafir të mos jetë i pranishëm në hotel gjatë kohës së qëndrimit të përfaqësueses së saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës Spiropali, ftuar me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate... -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’
Jeta në Zvicër
-
EuroAirporti prezanton “check-in” automatik Pasagjerët e linjave ajrore të zgjedhura tani mund të regjistrohen automatikisht në EuroAirport Basel-Mulhouse. Linjat e... -
Zvicër: Iniciativë e re kundër tolerancës zero ndaj alkoolit -
Zjarri në Crans-Montana ka pasur pak ndikim në turizmin zviceran -
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht














