Lajme
Mërgimtarët presin të informohen për aprovimin e regjistrimit për votim
Dymbëdhjetë ditë, ka qenë afati brenda të cilit qytetarë nga diaspora kanë mundur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Mirëpo, katër ditë pas mbylljes së këtij afati, disa mërgimtarë nga Zvicra po ankohen se ende nuk kanë marrë përgjigje nëse aplikimet e tyre janë aprovuar.
Osman Osmani, mërgimtar nga Zvicra, ka kritikuar partitë politike për mosinteresim ndaj diasporës, derisa për këtë fajëson edhe vetë mërgimtarët.
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ka mbetur edhe pak kohë për të përmbyllur shqyrtimin e aplikacioneve nga jashtë vendit, raporton KTV.
Kjo, pasi periudha e votimit përmes postës do të nisë më 18 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se së shpejti presin që ta kenë një raport lidhur me numrin e aplikimeve që kanë ardhur përmes fahut postar të KQZ-së, Fax-it dhe përmes postave elektronike të shërbimit votues.
“Pas shqyrtimit të aplikacioneve, futjes së të dhënave, vlerësimit të zotësisë juridike, ne do të kemi të dhëna se sa persona janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Duhet të dallojmë se vetëm me aplikim nuk do të thotë se është regjistruar si votues jashtë Kosovës, pasi kjo do të dihet pas shqyrtimit të aplikimit”, ka thënë ai.
Elezi ka bërë të ditur se numërimi i fletëvotimeve nga jashtë Kosovës bëhet pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot












