Lajme
Antitrupat e krijuara pas Covid-19 zgjasin deri 9 muaj
Nivelet e antitrupave mbeten të larta, pavarësisht nëse personi i infektuar ka zhvilluar ose jo simptoma të COVID-19, zbuluan studiuesit
Antitrupat kundër COVID-19 zgjasin të paktën nëntë muaj pas infektimit, sipas Imperial College të Londrës dhe Universitetit të Padova-s.
“Pjesa më e madhe e infeksioneve SARS-CoV-2 zhvillojnë antitrupa”, sipas hulumtimit, i botuar sot në revistën “Nature Communications”, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Nivelet e antitrupave mbeten të larta, pavarësisht nëse personi i infektuar ka zhvilluar ose jo simptoma të COVID-19”, zbuluan studiuesit, pasi testuan pacientët në Italinë veriore, një nga rajonet më të goditura në fillim të pandemisë.
Shumica e vlerësimeve, përfshirë prodhuesit, sugjerojnë se vaksinat antiCOVID-19 japin të paktën gjashtë deri në tetë muaj imunitet ndaj varianteve të vjetra, megjithëse hulumtimi i Universitetit të Uashingtonit, i botuar muajin e kaluar nga “Nature” sugjeroi se imuniteti mund të ishte “i qëndrueshëm”, në varësi të vaksinës së përdorur.
“Ne duhet të vazhdojmë të monitorojmë qëndrueshmërinë e antitrupave për periudha më të gjata kohore”, paralajmëroi Enrico Lavezzo nga Universiteti i Padova-s.
Testet e ekipit shkencor sugjeruan një probabilitet një në katër të infeksioneve, që përhapen brenda familjeve dhe se rreth 80 % e transmetimeve mund të gjurmohen në vetëm 20 % të infeksioneve
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve













