Kosova
Anulohet logoja e kontestuar e 10-vjetorit të pavarësisë, zëvendësohet me një të re
Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare. #Kosova10”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook
Këshilli organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë ka përzgjedhur një logo të re, pas shqetësimeve të shfaqura në publik se logoja e parë ishte plagjiaturë, gjë që kishte nxitur edhe reagimin e krijuesve të saj, të cilët për të dëshmuar autenticitetin kishin bërë publike tërë punën praktike se si kishin ardhur deri te versioni final i saj.
“Më vjen mirë që Këshilli organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë.
Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare. #Kosova10”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











