Lajme
Apeli e lë në paraburgim Murat Jasharin
Murat Jasharin nga Kumanova, i cili dy javë më parë plagosi me armë zjarri avokatin dhe ish-udhëheqësin e Krahinës së dikurshme Autonome të Kosovës, Azem Vllasin, do të mbetet në paraburgim
Gjykata kosovare e Apelit e ka lënë në paraburgim edhe për një muaj, Murat Jasharin nga Kumanova, i cili dy javë më parë plagosi me armë zjarri avokatin dhe ish-udhëheqësin e Krahinës së dikurshme Autonome të Kosovës, Azem Vllasin. Po ashtu, kjo gjykatë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe të pandehurit Avni LLuminica ndërsa tjetrin, A.I e ka lënë në arrest shtëpiak.
“Gjykata e Apelit e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur me 23.03.2017, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për të pandehurit M.J. dhe A.Ll. dhe atë të arrestit shtëpiak për të pandehurin A.I. Në këtë mënyrë kolegji i ka refuzuar si të pa pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 14.03.2017”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
I dyshuari kryesor Murat Jashari po dyshohet nga ana e prokurorisë për veprat penale të hakmarrjes në tentativë dhe mbajtje nën pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve.
I dyshuari tjetër Avni Llumnica dyshohet për veprën penale hakmarrje në ndihmë ndërsa një i dyshuar i tretë me inicialet A.I. për dyshohet për dhënie të ndihmës kryerësve, pas kryerjes se veprës penale.
“Gjykata e Apelit konstatoi se gjykata e shkalles së parë drejtë ka gjetur se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat e lartcekura, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat Parlamentarët e kantonit të Bernës miratuan një mocion që kërkon të mundësojë klasat dygjuhëshe në të... -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja












