Shqipëria
Apolonia, atraksion turistik i Shqipërisë që po vizitohet nga shumë turistë
Qyteti antik i Shqipërisë, i njohur me emrin Apolonia, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Parku Arkeologjik i Apollonisë, një nga xhevahirët e trashëgimisë sonë kulturore.
Rama tha se falë edhe restaurimit tërësor si dhe rrugës së re lidhëse me infrastrukturën kombëtare, ky park është kthyer në një atraksion të dëshiruar gjithnjë e më shumë nga turistët e vizitorët.
Parku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga rreth 50 mijë turistë në periudhën janar-gusht 2023, duke shënuar kështu një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale











