Kosova
Apostolova: Të mos përzihet Specialja dhe themelimi i Ushtrisë me liberalizimin e vizave
Shefja e BE-së Apostolova, duke iu përgjigjur Nait Hasanit, ka thënë se për liberalizimin e vizave janë dy kushtet, lufta ndaj korrupsionit edhe demarkacioni
Shefja e BE-së në Prishtinë, Natalia Apostolova, ka takuar kryetarët e komisioneve parlamentare. Në takimin me kryetarin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, Nait Hasani, ka pasur një diskutim më të gjatë rreth kushteve të BE-së për liberalizimin e vizave. Hasani i ka quajtur të padrejta kushtet e BE-së që për liberalizim të jetë Specialja, demarkacioni dhe Korrupsioni.
“BE-ja i ka dhënë Ukrainës liberalizim, që është në luftë me Rusinë, derisa Kosovës, shtet i vogël që është stabil, i mohohet e drejta për të lëvizur në zonën shengen”, ka thënë Hasani.
Shefja e BE-së Apostolova, duke iu përgjigjur Nait Hasanit, ka thënë se për liberalizimin e vizave janë dy kushtet, lufta ndaj korrupsionit edhe demarkacioni. Ajo pa dashur të polemizojë me Hasanin, ka thënës se Specialja nuk ka lidhje me liberalizimin e vizave e as me themelimin e ushtrisë.
“Duhet të ikin nga këto polemika dhe ta lënë Specialen ta bëjë punën e vet”, është shprehur shefja e Zyrës së BE-së në Kosovës, Natalia Apostolova.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër Në vitet e fundit, vjedhjet e makinave luksoze janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Rrjetet kriminale përdorin... -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard











