Jeta në Zvicër
Appenzell: Jetimorja që braktiste fëmijët pa ushqim
Qeveria ka kërkuar falje për fëmijët e jetimores së Steig-ut të abuzuar mes 1945 dhe 1984. Ajo do të paguajë 200.000 mijë franga për fondin federal për solidaritet
E kaluara dramatike e qendrës së Steig-ut, e drejtuar nga murgeshat e asaj kohe, ishte tema e një raporti të historianëve që u publikua të hënën për media. “Ky raport na ka lënë pa fjalë”, ka thënë këshilltari i Shtetit Daniel Fässler.
Qindra fëmijë të kantonit të Appenzell kanë kaluar fëmijërinë e tyre në qendrën për fëmijët në Steig, e vendosur në dalje të qytetit të Appenzell-it. “Jetimorja”, siç quhej më parë, nuk i merrte vetëm jetimët”,
Institucioni ishte gjithashtu një “agjenci për punësim dhe arsim” për prindërit me probleme financiare. Aty vendoseshin gjithashtu fëmijët e prindërve të ndarë ose të pamartuar, shpjegojnë autoret e raportit të lartpërmendur, Mirjam Janett dhe Urs Hafner. Fëmijët vendoseshin në këtë qendër ndonjëherë edhe kundër vullnetit të prindërve të tyre.
Ndalesa e ushqimit
Brenda këtij kongregacioni fetar, murgeshat e Ingenbohl-it ishin ato që drejtonin institucionin duke aplikuar parime arsimore si ngacmimi, frikësimi, dhe privimi i ushqimit. Dëshmitë e mbledhura në raporte tregojnë për ndjenjën e vetmisë dhe mungesës së dashurisë, frikës, dhe ftohtësisë së murgeshave.
“Ne dënoheshim me goditje të rënda”, përshkruan për shtyp një ish-fëmijë i qendrës, duke iu referuar torturave të ndryshme. Një tjetër kujton kur i ndalohej ushqimi. “Uria ishte një dënim, dënim absolut”. Murgeshat nuk hezitonin të mbanin kokën fëmijëve nën ujë, pasi që kishin lagur shtratin gjatë natës.
Përfaqësuesit fetar të kongregacionit të pranishëm në konferencën për shtyp, kanë pranuar vuajtjet e fëmijëve dhe shkeljet e rënda. Raporti shpjegon se murgeshat ishin në numër të pamjaftueshëm për të ruajtur këta fëmijë. Katër deri në gjashtë murgesha kujdeseshin për gati shtatëdhjetë fëmijë.
Raporti drejton gishtin sidomos drejt Qeverisë e cila ka gabuar “moralisht dhe mban një pjesë të përgjegjësisë”.
Jo vetëm kërkim falje
Këshilli i Shtetit reagoi për këtë çështje, duke u ndjerë keq për fatin e personave të vendosur në këtë institucion. Sipas këtij këshilli, vetëm kërkesa për falje nuk mund të riparoi padrejtësinë. Prandaj, qeveria ka vendosur të paguajë një shumë prej 200,000 CHF në favor të fondit për solidaritet i ngritur në nivel kombëtar.
Parlamenti federal ka miratuar në shtator 2017 një bazë ligjore për krijimin e një fondi me 300 milionë franga për viktimat që kanë qenë të detyruar të shkojnë në këto qendra. Viktimat mund të kërkojnë kompensim deri në mars 2018.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) Ndërmjetësit e të dhënave mbledhin informacione personale që blihen nga kompani të ndryshme - Shërbime të... -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë?












