Lajme
Apple prezanton shërbimin që lejon leximin me zë digjital
Pa njoftime të mëdha dhe me një përditësim të platformës së saj e-book, Apple ka prezantuar një shërbim që lejon çdo autor të lexojë punën e tij me një zë digjtal, bazuar në inteligjencën artificiale.
Në këtë mënyrë, edhe autorë të pavarur mund të publikojnë libra audio, duke përdorur “tregimin dixhital” të ofruar nga Apple.
“Tregimi digjital i “Apple Books” bashkon teknologjinë e përparuar të tekstit në të folur me punën e palodhur të ekipeve të gjuhëtarëve, specialistëve të sigurimit të cilësisë dhe inxhinierëve audio për të prodhuar libra audio me cilësi të lartë nga një skedar e-book”, shpjegon kompania.
“Zërat tanë digjitalë janë krijuar dhe optimizuar për zhanre specifike. Ne fillojmë me fiction dhe romane dhe, për momentin, po pranojmë propozime për leximin e librave elektronikë për këto zhanre”, thekson kompania, përcjell albinfo.ch.
The Guardian raporton se muajt e fundit Apple ka kontaktuar disa botues në lidhje me projektin, duke shpjeguar se ”dëshiron të përballojë kostot e prodhimit, me shkrimtarët që do të merrnin honorare nga shitjet”.
Për momentin, rrëfimi është i disponueshëm në anglisht, në katër versione: Madison, Jackson, Helena dhe Mitchell. Mund të kërkoni për libra audio të disponueshëm duke shtypur “narration digjital” në kutinë e kërkimit të aplikacionit Libra.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













