Kosova
“AR. Katana” do të ndërtojë “Shtëpinë e Bardhë” në Gjilan
Gjiganti i ndërtimeve “AR. KATANA” me pronarin e suksesshëm Muhamet Ajrullahu tashmë ka nënshkruar kontratat me mbi 30 pronarë fizik e juridik të Shtëpisë së Mallrave dhe së shpejti pritet të nis ndërtimi i kompleksit të quajtur “Shtëpia e Bardhë”
Shtëpia e Mallrave është njëra nga tri pikat kyçe dhe emblematike të Gjilanit. Tani ky objekt shumë shpejt do të marrë një pamje krejtësisht tjetër dhe do të quhet ndryshe edhe si “Shtëpia e Bardhë” e Gjilanit.
Pronari i kompanisë gjigante të ndërtimeve të larta Muhamet Ajrullahu flet për investimet në këtë objekt dhe për idenë pse zgjodhi pikërisht këtë ndërtesë dhe këtë objekt për ta kthyer në normalitet.
“E kam zgjedhur Shtëpinë e Mallrave” sepse gjendja e këtij objekti ishte e mjerueshme. Çdo vizitor i thjeshtë që zbarkon në Gjilan, në sy i bije ky objekt sepse është emblematik. Shpresoj që shumë shpejt të fillojmë punën, meqë tanimë kemi arritur të kryejmë pjesën dërmuese të kontratave me pronarët fizik dhe juridik që janë mbi 30 veta”, shprehet Ajrullahu, përcjell albinfo.ch.
Objekti do të ketë dy kate nëntokësore, 3 deri në 5 kate do të jetë për afarizëm, 10 deri 12 kate do të ketë banim kolektiv.
Meqë kjo është Zonë e veçantë edhe ndërtimi në këtë objekt do të jetë i veçantë dhe atraktiv e me shumë përsosmëri mendon Ajrullahu.
Ai mendon se punët mund të kryhen në një afat tre vjeçar, ndësa pritet të punësohen nga 500 deri 1200 persona.
Objekti parashihet të ketë mbi 10 deri 15 mijë metra katrorë hapësirë për afarizëm, derisa risi do të jenë brendet evropiane dhe botërore, kurse një esencë tjetër kryesore mbetet eliminimi i shumë kostove për të shtuar investimet jashtë Gjilanit.
Banesat kolektive gjithashtu parashihet të jenë moderne, me standarde evropiane dhe me shije duke u bazuar në kriteret urbanistike, ekologjike, me shumë hapësira gjelbëruese, kënde e lojëra për fëmijë, parkingje nëntokësore, dhe me një fasadë të paparë dhe unike etj.
Ajo çka e veçon në fakt kompaninë që e udhëheq Muhamet Ajrullahu është investimi në infrastrukturën e dorës së parë.
Sipas, Ajrullahut banesat e kompleksit “AR – KATANA” posedojnë edhe oxhakun për kyçje të kaminit, ballkon të gjerë dhe të shfrytëzueshëm.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet















