Kuriozitete
Arrestohen frizerët që u prenë flokët grave në Arabinë Saudite
Në fillim të kësaj jave autoritetet në Riyadh arrestuan një numër burrash që punojnë në një sallon flokësh, pasi një fotografi e tyre duke i prerë flokët një gruaje qarkulloi në internet.
Fotoja u pasua nga një video të një burri, të cilën e publikoi në Snapchat me mjaft seksizëm dhe zemërim, duke detajuar se si e vuri re një grua duke u shërbyer në sallonin e burrave, në të cilin shkon edhe ai. Megjithëse nuk përmendi emrin e sallonit dhe as vendndodhjen, ai ndau detaje të ngjarjes duke thënë:
“Isha duke i prerë flokët kur pashë një grua duke e bërë të njëjtën gjë në karrigen afër meje. E shikova atë dhe më pas edhe berberin, i cili më pyeti ‘çfarë ka të keqe?”
“Pra, ju tani po i jepni veturës dhe po kërkoni gjëra të tmerrshme në Twitter dhe me anë të hashtag-eve#, por të vini dhe t’i prisni flokët pranë mejë, jo, kjo është thjesht e papranueshme”, thotë ai.
Personi në fjalë vazhdon tutje, duke thënë se berberi i tij i tha se kjo është dukuri e zakonshme, duke sqaruar se salloni shpesh u shërben klienteve femra.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












