E-Diaspora
Ardian Bujupi u këndon ushtarëve gjermanë dhe falënderon KFOR-in
Ushtarët e KFOR-it deri më tash kanë bërë shumë për vendin tim dhe unë gëzohem që me muzikën time t`ua kthej një pjesë nga mirënjohja”, ka thënë Bujupi
Që nga viti 2011 kur në shoun e madh gjerman për zbulimin e talenteve të reja “DSDS” kishte zënë vendin e tretë, këngëtari shqiptaro-gjerman Ardian Bujupi është bërë pjesë e skenës muzikore gjermane dhe shqiptare. Në veçanti ndër shqiptarët Ardiani gëzon një simpati të madhe.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, këngëtari i ri ka shfrytëzuar rastin për të vizituar ushtarët e Bundesverit gjerman të stacionuar atje në kuadër të KFOR-it, në Prizren.
Vizita nga atdheu, nga Gjermania, për ushtarët e Bundesverit përbente një freskim të mirëseardhur të përditshmërisë së kazermës.
Ardiani ka biseduar me ushtarët, është pritur nga vetë komandanti i kampit dhe në fund edhe ka darkuar me ushtarët. Por për fund ai ka bërë atë që pritej më shumë nga ai: ka mbajtur një koncert, shkruan erdberlounge.de. Pos këngëve të veta (edhe hitin më të ri “Boom Raka Tak”) këngëtari simpatik ka kënduar edhe këngë të këngëtarëve të njohur botërorë e gjermanë si Michael Buble, Xavier Naidoo etj.
“Vizita për mua ka qenë një përjetim shumë special dhe emocionues. Ushtarët e KFOR-it deri më tash kanë bërë shumë për vendi tim dhe unë gëzohem që me muzikën time t`ua kthej një pjesë nga mirënjohja”, ka thënë Bujupi me këtë rast.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale Konsumatorët zviceranë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kostot kur bëhet fjalë për shërbimet dixhitale,... -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore












