Ardiani, koncert në Kosovë për ndihmë jetimëve në SOS Kinderdorf
"Në Kosovë jam më i adhuruar, pasi që njerëzit këtu janë vërtet krenarë me mua dhe me punën time. Në Gjermani, tregu muzikor shumë i ashpër"
“Po përpiqem që fansat e mi në Kosovë t`i mbaj në rrjedha të muzikës sime dhe natyrisht po e promovoj singlin e ri “I`m Feeling Good”. Jam shumë mirënjohës që atje jam kaq i mirëseardhur dhe që më presin gjithnjë miqësisht. Atje m`i lënë në dispozicion gjithmonë kanalet më të mira. Krahas kësaj unë atje kam edhe një producent me të cilin punojmë shumë”, ka thënë ylli i ri i muzikës gjermane, shqiptari i lindur në Kosovë, Ardian Bujupi.
Ai i është përgjigjur kështu pyetjes së portalit ok.de rreth asaj se çfarë është duke bërë aktualisht në Kosovë. “Po ashtu unë në Kosovë do të marr pjesë në një spektakël, nga i cili të gjitha të ardhurat do të shkojnë për jetimoret e SOS Kinderdorf”, ka shtuar ai.
Pyetjes se ku i pëlqen më shumë: në vendlindjen e tij, në Kosovë apo në Gjermani, Ardiani i përgjigjet se kjo është një pyetje e vështirë pasi që ai i do të dy vendet dhe nuk mund t`i ndajë.
Megjithatë, siç shton ai “në Kosovë jam më i adhuruar, pasi që njerëzit këtu janë vërtet krenarë me mua dhe me punën time. Këtu më presin në çdo kohë dhe nuk kam fare probleme që të siguroj paraqitjet në spektakle të ndryshme në radio ose në televizion. Ndërsa në Gjermani, tregu muzikor është shumë më i ashpër. Mirëpo edhe Gjermania është po ashtu atdheu im. Këtu e kam kaluar pjesën më të madhe të jetës.
Unë i dua të dy vendet dhe mendoj se nuk kam nevojë të përcaktohem kundër njërit ose për tjetrin vend”.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Bashkitë nuk janë efikase në verifikimin e dokumenteve të identitetit të huaj Një shtetas i huaj që aplikon për leje në Zvicër duhet të paraqesë një pasaportë ose... -
Zvicra përballet me ngadalësim ekonomik në 2026 -
Black Friday shkakton humbje të mëdha për tregtarët në Zvicër -
Frangu zviceran mbetet i fortë! -
Trenat në Zvicër më të mbushur se kurrë në ditët para festave












