Kosova
Arelena Shala, zgjidhet rreshter majore në Akademinë Ushtarake “West Point” në SHBA
Majorja e re kosovare në Amerikë
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se kadetja Arelena Shala, është përzgjedhur rreshter majore në Akademinë Ushtarake më prestigjioze “West Point” në SHBA përcjell Albinfo.ch.
Shala është përzgjedhur në mesin e 4400 kadetë elitarë.
Çitaku nuk e fshehu emocionin e saj, duke thënë se nga ky lajm iu mbushën sytë me lot.
Postimi i plotë:
Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin.
Procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës.
Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake.
E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal!
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis














