Kultura
Arkitektja Patrisa Pruthi prezanton Kosovën në Muzeun në New York
Në Muzeun e Artit Modern të New Yorkut, prej 15 korrik 2018 deri më 13 Janar 2019 do të shfaqet ekspozita “Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980 (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948- 1980)” të arkitektes nga Kosova Patrisa Pruthi.
“Arkitektura në Jugosllavi, 1948-1980 prezanton për herë të parë punën e jashtëzakonshme të arkitektëve kryesorë të Jugosllavisë socialiste në një audiencë ndërkombëtare, duke theksuar një trup të rëndësishëm arkitektural modernist, kontributet e të menduarit progresiv që rezonojnë edhe sot. Ekspozita eksploron temat e urbanizimit në shkallë të gjerë, teknologjisë në jetën e përditshme, konsumizmit, monumenteve dhe memorializimit, si dhe arritjen globale të arkitekturës jugosllave. Ekspozita përfshin më shumë se 400 vizatime, modele, fotografi dhe video nga një koleksion arkivash komunalë, koleksionesh familjare dhe muzeve në të gjithë rajonin, si dhe përmban punën e arkitektëve të rëndësishëm, duke përfshirë Bogdan Bogdanoviq, Juraj Neidhardt, Svetlana Kana Radeviq, Edvard Ravnikar, Vjenceslav Richter dhe Milica Steriq”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Pruthi është studente e dalluar e The Cooper Union School of Architecture, Universitetit më prestigjioz të Arkitekturës në New York, që do të prezantojë më korrik punimin e saj për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Muzeun e Artit Modern në New York. Pjesëmarrja e Arkitektes Patrisa Pruthi, do të thotë shumë për shtetin e Kosovës, meqenëse për herë të parë një monument kosovar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












