Sport
Arlind Ajeti drejt ngjitjes së karierës në futboll
KF Basel: Ajeti na duhet për formacionin e parë!...
Arlind Ajeti vazhdon kontratën në Basel edhe për katër vitet e ardhshme. Në rotacionin e transfereve sezonale në KF Basel, pas shkuarjes së dy futbollistëve shqiptarë ; Shaqirit dhe Xhakës, në Bundesliga,futbollisti shqiptar i radhës për sezonin e ardhshëm që stafi i këtij klubi e ka planifikuar në formacionin standard është Arlind Ajeti(18),të cilit para disa ditësh Baseli ia vazhdoi kontratën për 2+2 vjet.
Në fakt për mbrojtësin e brendshëm të djathtë,Arlind Ajetin patën kërkesa disa klube të njohura italiane dhe spanjolle, por stafi udhëheqës i klubit të Baselit e kishte konfirmuar me kohë interesimin dhe planifikimin e Ajetit në formacionin standard,pasi që siç dihet në çdo sezon ka lëvizje të lojtarëve. Prindi i Arlindit z.Afrim Ajeti thekson se gjithë interesimin dhe vlerësimin e shprehur më herët nga profesionistët e klubit ,kjo gjë para disa ditësh është finalizuar me një kontratë serioze,ashtu siç i takon futbollit profesional ,dhe për këtë gjë, ai me këtë rast i falenderon gjithë udhëheqjen e klubit Basel. Dihet se Arlind Ajeti tashmë ka konfirmuar cilësi profesionale në artin e futbollit,i cili luan shumë pozicione jo vetëm në repartin e vijës fundore,por edhe në mesfushë,konfirmime të bëra jo vetëm në Basel,por edhe në formacionin e kombëtares zvicerane. Kjo praktikë e Baselit tashmë është e njohur, se talentet,të cilët i ka arsimuar vetë nuk i lejon t’i ikin aq lehtë,por si zakonisht vetëm pasi të kenë bërë një karrierë të bujshme,atëherë vijnë në shprehje transferet, për të cilat,bëhet fjalë për vlerësime të mirëfillta në tregun futbollit etj.
Planifikimi i Ajetit në formacionin standard në Basel, nuk ka shpëtuar pa u vlerësuar edhe te mediat vendore. Në mes tjerash e përditshmja „Basler Zeitung“(më 1.06.2012)shkruan se vija fundore e mbrojtjes së formacionit Basel për sezonin e ardhshëm do të përbëhet nga Dragoviq,Ajeti,Kovaç dhe pritet transferi (nga KF Will)i Fabian Schär. Nuk është i qart transferim i Guston Sauro nga Argentina etj. Gjithsesi mediat vendore si gjithnjë i kushtojnë vëmendje të veçantë çdo lëvizje brenda formacionit të klubit Basel.
Në të njetën moshë në formacionin standard në Basel, karrierën e filloi Shaqiri,dhe më pas Xhaka. Në këtë vit radha erdhi te Ajeti,të cilit gjithashtu i urojmë sukses dhe fat. Në fakt ky është shqiptari i tretë i radhës që konfirmon cilësitë në futbollin profesional në Basel,afërsisht brenda vetëm tri viteve të fundit. Ndonëse,në formacionin e Baselit ende nuk është e qartë në detale, se cilët lojtarë të rinj do të përfshihen në repartin e sulmit dhe mesfushës,që padyshim do të ketë një rëndësi të veçantë për suksesin e përgjithshëm të skuadrës. Gjithsesi Arlind Ajetit i besohet një detyrë e rëndësishme,njëkohësisht me vazhdimin e kontratës në Basel, ai shënon edhe një hap më lartë drejt afirmimit objektiv në karrierën e futbollit profesional.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Suedi Policia kreu një hetim gjatë natës, por ende nuk ka të dyshuar për atentatin ndaj të... -
Konjufca i kërkon Shqipërisë ta bashkëorganizojnë me Kosovën Samitin e Diasporës -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk kërkon më ndihmë, por partneritet nga diaspora -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?










