Integrimi
Arlindi, i katërti në Gjermani për ngritje të skelave
“I linduri i artë”, kështu ua ka përkthyer gjermanëve kuptimin e emrit të tij, shqiptari 22 vjeçar nga Kosova, i ka sjellë firmës mirënjohjet dhe falënderime që nuk e ka fituar asnjëherë deri më tash. Në nivel regjional, republikan dhe tash, edhe nacional
Për të 65-ën herë e radhë më të mirët e më të mirëve të gjithë Gjermanisë kanë matur forcat në zotërimin e zanateve. Mijëra punëtorë të rinj, mjeshtër të zejeve të ndryshme kanë marrë pjesë në garat federale të mbajtura në Berlin.
Arlind Zogaj, kampion në landin (republikën) e vet, Hessen, në zanatin e skelendërtuesit, ka pasur rezultat të jashtëzakonshëm edhe në nivel nacional, duke zënë vendin e katërt, transmeton albinfo.ch. Garat janë mbajtur në patronatin e presidentit gjerman. Këtë sukses e bën më të veçantë fakti se Arlindi ka vetëm gjashtë vjet që jeton në Gjermani.
“Në fillim nuk ishte aq e thjeshtë, vështirësitë gjuhësore ishin të mëdha”, thotë i riu nga Kosova. Familja e tij jeton në Mannheim, ku ai ka ndjekur për dy vjet shkollën Justus-von-Liebig dhe pas përfundimit të shkollimit bazë, ai dëshironte vetëm një gjë: të fitonte të holla, shkruan eco-online.de. Pastaj gjeti punë në firmën ku punonte edhe i ati “Bender Ingenieur-Gerüstbau” në Hofheim.
“Ai është inteligjent dhe di të shprehet mirë”, thotë për të shefi i firmës, Uwe Bender. Duke pasur parasysh aftësinë e punëtorit të tij, Bender nuk ka ngurruar shumë dhe i ka ofruar një vend për kualifikim të mëtejmë (zanat). Edhe në mësimin e zanatit Arlindi është treguar shumë i suksesshëm dhe ka fituar besimin e kolegëve. Ai është integruar shumë mirë edhe në pikëpamje gjuhësore, thotë inxhinieri Bender.
Pas tri viteve të shkollës, Arlindi verën e kaluar ka dhënë edhe provimin praktik. Si detyrë ka pasur që në ekip të bëjë ngritjen e një konstrukti skelash ndërsa si i vetëm, ngritjen e një konstrukti gypash, përcjell albinfo.ch. Për të dyja ai ka marrë notën 1, më të lartën pra në sistemin shkollor gjerman.
Të gjitha këto kanë qenë tregues për nivelin e lartë të zotërimit të zanatit nga Arlindi “I linduri i artë”, kështu ua ka përkthyer gjermanëve kuptimin e emrit të tij, shqiptari 22 vjeçar nga Kosova, i ka sjellë firmës mirënjohjet dhe falënderime që nuk e ka fituar asnjëherë deri më tash. Në nivel regjional, republikan dhe tash, edhe nacional.
“Njerëzit mendojnë se është profesion i lehtë por nuk është kështu”. Edhe pse shumëçka është automatizuar, ka vende ku makinat nuk të ndihmojnë dot”, thotë Arlindi. Përveç prirjes për punë zejtarie të nevojitet edhe të mos kesh frikë nga lartësitë. Ai ka provuar edhe ndjenjën e punës në lartësi të mëdha, si në godinën 200 metra të lartë të Bankës Qendrore në Frankfurt.
Kësaj vere ai do të fillojë kualifikimin me orar të plotë për mjeshtër. Në këtë shkollim ai përkrahet nga programi “për mbështetje të personave me prirje të veçanta në arsimin profesional”, transmeton albinfo.ch. Me këtë program Ministria Federale për Arsim dhe Shkencë bën mbështetjen e të rinjve veçanërisht të talentuar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim










